Një sulm ajror rus ka goditur një ndërtesë universitare në qytetin Bakhmut, në rajonin e Donetskut, duke e lënë atë të shkatërruar.
Sulmi me raketë shkatërroi Universitetin e Gjuhëve të Huaja Gorlivka, duke lënë edhe një krater aty pranë ndërtesës.
“Kishte një shpërthim, ja ku ra, atje. Aty ndodhet krateri. I shpërtheu të gjitha këto, muri ishte zhdukur”, tha 71-vjeçari Oleksandr Suvorov.
Forcat ruse ndodhen rreth 10 km në lindje të qytetit, ndërsa luftimet në veri, jug dhe lindje të Bakhmutit gjatë javës së fundit kanë qenë shumë intensive.
Kujtojmë se, pas përfundimit të javëve të rezistencës nga luftëtarët e fundit ukrainas në qytetin strategjik juglindor të Mariupol, tani Rusia ka intensifikuar një ofensivë në rajonin Donbas të Ukrainës lindore.