<b></b> Pamje të ushtarëve ukrainas gjatë largimit nga fabrika Azovstal e Mariupolit

Pamje të ushtarëve ukrainas gjatë largimit nga fabrika Azovstal e Mariupolit

17.05.2022 22:09

Disa pamje të publikuara së fundi supozohet se shfaqin ushtarët ukrainas duke u larguar nga fabrika e çelikut Azovstal në Mariupol.

Kujtojmë se evakuimi i ushtarëve të bllokuar në fabrikë, është konfirmuar nga Ukraina e cila tha se më shumë se 260 luftëtarë janë nxjerrë nga fabrika dhe janë dërguar në zona nën kontrollin e Rusisë.

Videot e publikuara nga Republika Popullore e vetëshpallur e Donetskut dhe ministria e Mbrojtjes e Rusisë, tregojnë njerëz që barten me barela.

Evakuimi erdhi pasi Rusia bëri një marrëveshje me Ukrainën, me anë të së cilës do të dorëzohej fabrika dhe më pas do të realizohej një shkëmbim i ushtarëve ukrainas me robërit rusë të luftës.

Tjera nga autori:
1