<b></b> Paneli hetues thotë se ka dëshmi që Trumpi kishte bërë komplot me skemë të zgjedhësve të rremë

Paneli hetues thotë se ka dëshmi që Trumpi kishte bërë komplot me skemë të zgjedhësve të rremë

21.06.2022 15:06

Komisioni i Dhomës së Përfaqësuesve që po merret me hetimin e sulmit të 6 janarit në Capitol pritet të paraqesë dëshmi në seancën e katërt të martën se ish-presidenti amerikan, Donald Trump, dhe këshilltarë të lartë të tij kishin bashkërenduar një skemë për të dërguar lista të rreme të zgjedhësve si pjesë e përpjekjes për t’u kthyer në Shtëpinë e Bardhë.

Paneli gjithashtu pritet ta ekzaminojë fushatën e Trumpit për t’u bërë presion zyrtarëve të lartë në shtatë shtetet kyçe për garën për ta kthyer prapa humbjen e tij ndaj Joe Bidenit në javët dhe muajt pas zgjedhjeve të vitit 2020.

Në seancën që pritet të mbahet të martën pasdite sipas kohës lokale, komisioni pritet që të përqendrohet më shumë në skemën e zgjedhësve të rremë, që ka zënë vend të madh në hetimet gati njëvjeçare për përpjekjen e Trumpit për ta kthyer rezultatin e zgjedhjeve në nivel shtetëror.

Paneli do të tregojë se si skema me zgjedhës të rremë – që ka mundur të jetë e paligjshme – ka qenë bazë themelore për strategjinë e paligjshme të Trumpit që zëvendëspresidenti i ShBA-së në mandatin e tij, Mike Pence, ta refuzonte certifikimin e fitores së Bidenit në shtete të caktuara dhe t’ia jepte Trumpit mandatin e dytë.

Nëse cikli zgjedhor i vitit 2020 do të ishte si të gjithë të tjerët, kur kolegji i zgjedhësve ishte mbledhur më 14 dhjetor 2020 dhe zgjedhësit demokratë e kishin vërtetuar fitoren e Bidenit ndaj Trumpit, kjo do ta kishte shënuar fundin e çfarëdo konflikti të periudhës pas zgjedhjeve.

Megjithatë, atë vit, pas takimit të zgjedhësve demokratë në kuvendet shtetërore për ta emëruar formalisht Bidenin president, në shtatë shtete kyçe për garën arritën edhe zgjedhës jolegjitimë republikanë, duke thënë se ata kanë ardhur për ta emëruar Trumpin president, shkruan "The Guardian", përcjell Nacionale.

Zgjedhësit e Trumpit u kthyen prapa. Sidoqoftë, ata e vazhduan përpjekjen e tyre duke nënshkruar certifikata të rreme të zgjedhjeve, në të cilat thuhej se ata janë zgjedhës “të zgjedhur dhe të kualifikuar sipas rregullave” që e certifikojnë Trumpin si fitues të zgjedhjeve presidenciale në shtetin e tyre.

Skema me zgjedhës të rremë ishte imagjinuar si përpjekje për të krijuar grupe “paralele” të zgjedhësve, të cilat Pence do të mund t’i shfrytëzonte për të pretenduar se zgjedhjet janë në dyshim dhe ta refuzonte formalizimin e fitores së Bidenit në procesin certifikues të Kongresit më 6 janar.

“Ne do të paraqesim dëshmi të përfshirjes së presidentit në këtë skemë”, tha kongresisti Adam Schiff, anëtar i komisionit që do ta udhëheqë seancën bashkë me kryetarin e panelit, Bennie Thompson, dhe nënkryetaren, Liz Cheney./Nacionale

Tjera nga autori:
1