<b></b> Papa Françesku emëron 21 kardinalë të rinj nga të gjitha kontinentet, veç Evropës

Papa Françesku emëron 21 kardinalë të rinj nga të gjitha kontinentet, veç Evropës

29.05.2022 22:50

Papa Françesku ka emëruar sot 21 kardinalë të rinj, me shumicën e të zgjedhurve nga kontinente të tjera përveç Evropës - e cila në pjesën më të madhe të historise së kishës, ka dominuar hierarkinë katolike.

Gjashtëmbëdhjetë nga të zgjedhurit që do të marrin kapelën prestigjioze të kardinalit të kuq nga Françesku në një ceremoni konsistente në Vatikan më 27 gusht janë më të rinj se 80 vjeç dhe përfitojnë të drejtën për të votuar pasardhësin e Papës në rast se do të ishte nevoja.

Françesku lexoi emrat e të zgjedhurve pasi mbajti fjalimin tradicional të së dielës nga një dritare e hapur e Pallatit Apostolik për publikun në Sheshin e Shën Pjetrit.

Midis atyre që do të thirren nga Papa për të marrë kapelën do të jenë dy prelatë nga India dhe nga një nga Gana, Nigeria, Singapori, Timori Lindor, Paraguai dhe Brazili, në përputhje me vendosmërinë e Françeskut që udhëheqësit e kishës të pasqyrojnë fytyrën globale të kishës katolike.

Me rritjen e kishave kryesisht në pjesën më të madhe të Evropës dhe Amerikës së Veriut, Vatikani ka qenë i vëmendshëm ndaj vendeve në zhvillim, duke përfshirë Afrikën, ku numri i besimtarëve është rritur në dekadat e fundit. Associated Press njofton se nga ShBA-të është emëruar vetëm një kardinal i ri.

Ky është grupi i tetë i kardinalëve që Françesku ka emëruar që kur u bë pontifik në vitin 2013.

Tjera nga autori:
1