<b></b> Paralajmërojnë zyrtarët: Pushtimi rus mund të sjellë krizën energjetike të viteve 1970

Paralajmërojnë zyrtarët: Pushtimi rus mund të sjellë krizën energjetike të viteve 1970

02.06.2022 20:55

Bota po përballet me rritjet e çmimeve të energjisë, duke nisur nga benzina dhe gazi natyror e deri te qymyri. E disa kanë frikë se ky mund të jetë vetëm fillimi.

Zyrtarë aktualë dhe ish-zyrtarë të energjisë kanë thënë për CNN se shqetësohen se pushtimi i Ukrainës nga Rusia pas viteve të nën-investimit në sektorin e energjisë e ka çuar botën në një krizë që do të rivalizojë apo edhe do t'i tejkalojë krizat e naftës të viteve 1970 dhe fillim të viteve 1980.

"Tani kemi një krizë nafte, një krizë gazi dhe një krizë të energjisë elektrike në të njëjtën kohë," tha në një intervistë të botuar këtë javë për Der Spiegel, Fatih Birol, kreu i grupit mbikëqyrës të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë.

 "Kjo krizë energjetike është shumë më e madhe se krizat e naftës të viteve 1970 dhe 1980. Dhe ndoshta do të zgjasë edhe më gjatë," tha ai.

Ekonomia globale kryesisht ka qenë në gjendje të përballojë çmimet në rritje të energjisë deri më tani. Por, ndërsa Evropa është në përpjekje për të hequr dorë nga nafta dhe potencialisht gazi rus, çmimet mund të vazhdojnë të rriten në nivele të paqëndrueshme. E mungesa e furnizimit mund të çojë në disa zgjedhje të vështira në Evropë, duke përfshirë racionimin.

Joe McMonigle, sekretari i përgjithshëm i Forumit Ndërkombëtar të Energjisë, tha se ai pajtohet me këtë parashikim dëshpërues nga IEA.

“Ne kemi një problem serioz në mbarë botën për të cilin mendoj se politikëbërësit sapo po kutpojnë. Është një lloj stuhie e përsosur,” tha McMonigle, grupi i të cilit shërben si ndërmjetës për vendet që prodhojnë dhe konsumojnë energji.

Shtrirja e asaj stuhie të përsosur - nën-investimet, kërkesat e forta dhe ndërprerjet e ofertës nga lufta - do të kenë pasoja të gjera, duke kërcënuar potencialisht rimëkëmbjen ekonomike nga Covid-19, duke përkeqësuar inflacionin, duke nxitur trazira sociale dhe duke minuar përpjekjet për të shpëtuar planetin nga ngrohja globale.

Birol po ashtu paralajmëroi për pengesat e furnizimit me benzinë ​​dhe naftë, veçanërisht në Evropë, si dhe racionimin e gazit natyror për dimrin e ardhshëm në Evropë.

Ndërsa, Robert McNally, i cili ka shërbyer si këshilltar i lartë për energjinë i ish-Presidentit të ShBA-së, George W. Bush, tha se, "kjo është një krizë për të cilën fatkeqsisht, bota është e papërgatitur." 

Tjera nga autori:
1