<b></b> Pas një

Pas një "gjyqi të stisur", Rusia dënon me vdekje dy britanikë dhe një maroken të kapur në Ukrainë

09.06.2022 16:32

Media shtetërore ruse, ka njoftuar se zyrtarët pro-rusë kanë dënuar me vdekje dy britanikë dhe një shtetas maroken të kapur ndërsa luftonin në ushtrinë ukrainase në Mariupol.

Aiden Aslin dhe Shaun Pinner u dënuan me vdekje nga një gjykatë në Ukrainën lindore të kontrolluar nga Rusia, pas një procesi disaditor që vëzhguesit e kanë quajtur një “gjykim teatër me akuza të sajuara”.

Aslin, 28, nga Newark, dhe Pinner, 48, nga Watford, u dënuan nga gjykata në Donetsk së bashku me Saaudun Brahim nën akuzat për "terrorizëm".

Të dy britanikët kanë thënë se kanë shërbyer me marinsat ukrainas, duke i bërë ata ushtarë aktivë të cilët duhet të mbrohen nga konventat e Gjenevës për të burgosurit e luftës. Megjithatë, media shtetërore ruse i ka portretizuar burrat si mercenarë dhe gjykata i ka dënuar ata me akuzën e "të qenit mercenar".

Të mërkurën, agjencia shtetërore e lajmeve RIA Novosti ndau pamjet e burrave që deklaroheshin "fajtor" për akuzat kundër tyre, të cilat përfshinin gjithashtu terrorizëm, kryerjen e një krimi si pjesë e një grupi kriminal dhe marrjen me forcë të pushtetit ose mbajtjen me forcë të pushtetit.

Besohet se, Rusia gjithashtu po e përdor procesin për të ushtruar presion mbi Mbretërinë e Bashkuar dhe mund të kërkojë një shkëmbim të burgosurish për ushtarët rusë të dënuar për vrasje dhe krime të tjera lufte gjatë pushtimit rus të Ukrainës.

Ndërsa, në një deklaratë të dhënë në fillim të kësaj jave, familja e Aslin tha se ai kishte shërbyer me marinsat ukrainas për gati katër vjet dhe "nuk është, një vullnetar, një mercenar ose një spiun".

Familja akuzoi gjithashtu Rusinë për shkeljen e konventave të Gjenevës duke publikuar videon e Aslinit "duke folur nën presion dhe me lëndime të qarta fizike”.

Tjera nga autori:
1