Pas tërheqjes së Renault nga Rusia, Moska do të rinisë prodhimin e makinës sovjetike Moskvich - NACIONALE

Pas tërheqjes së Renault nga Rusia, Moska do të rinisë prodhimin e makinës sovjetike Moskvich

1 vit më parë

nga NACIONALE

Pasi kompania e makinave Renault njoftoi planet për të transferuar kompaninë nga Moska, një nga markat më të njohura të makinave të Bashkimit Sovjetik mund të jetë gati të rikthehet,

BBC raporton se kryetari i Moskës Sergei Sobyanin, ka deklaruar se fabrika e makinave të Renault do të nacionalizohet dhe do të ripërdoret për të prodhuar makina Moskvich, të cilat janë prodhuar për herë të fundit mbi 20 vjet më parë.

Moskvich, ishte makina e parë e prodhuar nga sovjetikët e bërë për përdorim individual, dhe kishte dalë nga linja e prodhimit në vitin 1946.

Makina ishte bërë nga pjesë të prodhuara në Bashkimin Sovjetik dhe Gjermaninë Lindore Komuniste, dhe ishte projektuar për të qenë e fortë dhe e përballueshme.

Sobyanin tha se vendimi i ri do të "hapte një faqe të re në historinë e Moskvich", duke shtuar se në fillim fabrika do të prodhonte makina konvencionale, por në një të ardhme mund të prodhojë edhe makina elektrike.

Lajme të ngjashme