<b></b> Përfundojnë festimet katër-ditore të Jubileut të Mbretëreshës në Londër

Përfundojnë festimet katër-ditore të Jubileut të Mbretëreshës në Londër

05.06.2022 20:00

Mbretëresha Elizabeth, e rrethuar nga djali dhe trashëgimtari Princi Charles dhe dy mbretër të tjerë të ardhshëm, përshëndeti me dorë turmat brohoritëse të mbledhura jashtë Pallatit Buckingham të dielën, ndërsa përfunduan festimet mbarëkombëtare për të shënuar 70 vjetorin e saj në fronin britanik.

Mbretëresha 96-vjeçare nuk kishe marrë pjesë në disa nga ngjarjet gjatë Jubileut, për shkak të disa problemeve shëndetësore. Megjithatë, të dielën ajo doli në ballkon të pallatit, nga ku u përshëndet me brohoritje të mëdha, trumpeta dhe interpretimin e himnit kombëtar përpara se të tërhiqej brenda.

E veshur me jeshile të ndezur, mbretëresha buzëqeshi dhe përshëndeti me dorë publikun ndërsa u shfaq përkrah familjes së saj.

Shfaqja u mbyll të dielën pas një feste katër-ditoret, dhe u shënua nga një konkurs shumëngjyrësh dhe eksentrik në Londër, ku parakaluan nëpër rrugë grupet ushtarake, makina të vjetra, kërcimtarë dhe të famshëm. 

Ndërkohë, pjesë e festimeve u bë edhe karroca Gold State që e çoi mbretëreshën në Westminster Abbey për t'u kurorëzuar në vitin 1953. Karroca u pa sërish në publik për herë të parë pas 20 vitesh, pasi ishte përdorur për herë të fundit në Jubileun e Artë.

Elizabeth, ka mbretëruar më gjatë se çdo paraardhës i saj. Ajo është ulur në fron në moshën 25-vjeçare pas vdekjes së babait të saj, Xhorxhit VI, në vitin 1952, duke trashëguar dominimin mbi një Britani që ende po dilte nga shkatërrimet e Luftës së Dytë Botërore dhe kishte si kryeministër Winston Churchill.

Gjatë mbretërimit të saj, në total Mbretëria e Bashkuar ka pasur 14 kryeministra, SHBA ka pasur 14 presidentë, është ngritur dhe ka rënë Muri i Berlinit, Britania është bashkuar dhe është larguar nga Bashkimi Evropian dhe perandoria e saj dikur e fuqishme u shpërbë, duke u zëvendësuar me një Komonuelth prej 54 kombesh.

Ndërkohë, sondazhet e opinionit sugjerojnë se shumica e britanikëve mendojnë se monarkia duhet të mbetet, me nëntë nga 10 të anketuarit që mbështesin mbretëreshën.

Në festime morrën  pjesë qindra mijëra mbështetës mbretërorë, duke u parë edhe si ngjarja më e madhe publike kombëtare që nga pandemia e COVID-19.

Tjera nga autori:
1