Përmbys vendimin e Trump-it, Biden do të vendosë trupa ushtarake në Somali - NACIONALE

Përmbys vendimin e Trump-it, Biden do të vendosë trupa ushtarake në Somali

1 vit më parë

nga NACIONALE

Mes shqetësimeve të shtuara rreth rebelëve ekstremistë islamikë të vendit, të njohur si al-Shabab, Biden ka nënshkruar një urdhër të hënën për të dislokuar trupa amerikane në Somali.

Ky veprim është një ndryshim i vendimit të ish presidentit Donald Trump për të hequr pothuajse të gjitha 700 forcat e operacioneve speciale që kishin vepruar më parë atje.

Vendimi i Biden, i konfirmuar nga një zyrtar i lartë i administratës, vjen pasi Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin kërkoi vendimin "për të rivendosur një prani të vazhdueshme ushtarake të ShBA-së në Somali në mënyrë që të mundësohet një luftë më efektive kundër al-Shabaab, e cila është rritur në fuqi dhe paraqet një kërcënim të shtuar. .”

Zyrtari, i cili kërkoi anonimitetin për të diskutuar rreth një vendimi që nuk është shpallur zyrtarisht, tha se forcat amerikane tashmë në rajon do të ripozicionohen.

Komandantët ushtarakë amerikanë kanë vendosur forcat amerikane në Somali për rotacione të shkurtra që kur Trump gjatë ditëve të tij të fundit në detyrë urdhëroi trupat amerikane të largoheshin nga vendi. Por zyrtarët e Pentagonit nuk e kishin parë këtë mënyrë si "strategji efektive afatgjatë" dhe kishin konsideruar rekomandimin e rishpërndarjes për disa kohë.

Vendimi i Biden për të nënshkruar urdhrin u raportua fillimisht nga New York Times.

Al-Shabab, grup i cili ka lidhje me al-Kaidën, ka bërë përfitime territoriale kundër qeverisë federale të Somalisë muajt e fundit, duke përmbysur arritjet e paqeruajtësve të Bashkimit Afrikan, të cilët dikur i kishin shtyrë militantët në zona të largëta të vendit.

Fjala për vendimin e vendosjes së trupave erdhi pasi Hassan Sheikh Mohamud, i cili shërbeu si president i Somalisë midis 2012 dhe 2017, u shpall të dielën si fituesi i zgjedhjeve.

Lajme të ngjashme