<b></b> Policia gjermane po heton qindra krime lufte të mundshme në Ukrainë

Policia gjermane po heton qindra krime lufte të mundshme në Ukrainë

18.06.2022 15:35

Policia federale kundër krimeve e Gjermanisë (Bundeskriminalamt - BKA) është duke hetuar qindra raste të krimeve të mundshme të luftës nga forcat ruse, i tha gazetën “Welt am Sonntag” drejtori i kësaj policie, Holger Munch.

“Qëllimi ynë i qartë është që t’i identifikojmë ata që janë përgjegjës për krime, t’i dëshmojmë veprimet e tyre përmes hetimeve tona dhe t’i sjellim para drejtësisë”, tha zyrtari gjerman.

Në mesin e hetimeve përfshihen zyrtarë politikë e ushtarakë të dyshuar për lidhje me krime të mundshme lufte.

Më herët këtë muaj, kryeprokurorja e Ukrainës, Iryna Venediktova, tha se 15.000 krime të dyshimta lufte janë raportuar në Ukrainë që nga fillimi i pushtimit rus.

Venediktova gjithashtu tha se mbi 500 të dyshuar janë identifikuar, përfshirë ministra, komandantë e propagandistë të Rusisë.

Në anën tjetër, Rusia ka mohuar se i ka në shënjestër civilët dhe pretendon se qëllimet e atij që e quan “operacion special ushtarak” është shpëtimi i popullit të Donbasit nga gjenocidi dhe “denazifikimi” i Ukrainës.

Të enjten, gjatë vizitës në Irpin të Ukrainës me kancelarin gjerman, Olaf Scholz, e kryeministrin italian, Mario Draghi, presidenti francez, Emmanuel Macron, tha se ka parë shenja të krimeve të luftës.

Tjera nga autori:
1