<b></b> Portugalia krijon viza pune gjashtëmujore, heq kuotat e emigracionit

Portugalia krijon viza pune gjashtëmujore, heq kuotat e emigracionit

16.06.2022 10:17

Të huajt tani mund të qëndrojnë në Portugali për gjashtë muaj me një vizë të re pune të miratuar të mërkurën, duke eliminuar regjimin e kuotave për imigracionin, ka njoftuar, Ana Catarina Mendes, ministrja e punëve të jashtme.

“Në promovimin e migrimit të sigurt, të rregullt dhe të rregulluar, dhe luftën kundër mungesës së fuqisë punëtore, është krijuar një lloj i ri vize, veçanërisht viza për kërkimin e punës, duke mundësuar kështu hyrjen në Portugali për shtetasit e shteteve të huaja që vijnë për të kërkuar për punë për 120 ditë, e zgjatur edhe për 60 ditë të tjera, për një total prej 180 ditësh”, tha Mendes në konferencën për shtyp pas mbledhjes së kabinetit.

Qeveria e ka eliminuar “definitivisht” atë që ajo e konsideronte si “një anakronizëm për një kohë të gjatë, që është regjimi i kuotave për vizat e qëndrimit për punë vartëse”, shtoi ajo.

Këto masa i përmban projektligji i miratuar nga kabineti për ndryshimin e regjimit ligjor për hyrjen, qëndrimin, daljen dhe dëbimin e të huajve nga vendi.

Tjera nga autori:
1