<b></b> Presidenti finlandez bën thirrje për

Presidenti finlandez bën thirrje për "qëndrim profesional" në marrëdhëniet e ardhshme me Rusinë

16.05.2022 10:28

Marrëdhëniet e ardhshme me Rusinë duhet të bazohen në një "qëndrim profesional", ka thënë Presidenti, Sauli Niinistö.

Duke e përshkruar bisedën e tij telefonike me presidentin rus Vladimir Putin të shtunën (14 maj) si "të qetë", Niinistö iu referua çështjeve praktike që mbeten midis vendeve pasi Finlanda të bëhet anëtare e NATO-s. Një prej tyre është siguria detare në Gjirin e Finlandës, ku Rusia ka disa porte nafte. Sasia vjetore e naftës që transportohet përmes Gjirit është rreth 200 milionë tonë.

“Gjiri i Finlandës është shumë i ngushtë dhe ka rreziqe. Të paktën tani për tani, shumë cisterna nafte kanë kaluar nëpër të. Deri më tani ka pasur bashkëpunim të mirë mes Finlandës, Rusisë dhe Estonisë për sigurinë dhe nuk ka pasur asnjë aksident. Për këto lloj elementesh duhet pasur kujdes edhe në të ardhmen. Nuk dyshoj se Rusia nuk do të ishte e gatshme të vazhdonte me obligimet e përditshme ku përfshihen interesat e shumë njerëzve”, tha Niinistö, shkruan Euractiv.

Presidenti ka folur gjithashtu për marrëdhëniet me Rusinë dhe Norvegjinë, një anëtare e NATO-s që nga viti 1949. Norvegjia arriti të ndalonte ardhjen e orkestruar ruse të refugjatëve në 2015 dhe 2016 përpara Finlandës. Të dy vendet ranë dakord për çështjen e kufirit në Detin Arktik, një arritje që Niinistö e përshkroi si "të mahnitshme".

Niinistö shtoi se ai beson se nuk do të ketë reagime ushtarake kundër Finlandës nga Rusia.

Parlamenti finlandez fillon debatin mbi çështjen e NATO-s të sot (16 maj). Nga 200 deputetë, vetëm rreth dhjetë pritet të votojnë kundër aplikimit.

Aplikimi për NATO pritet të dërgohet në Bruksel të mërkurën (18 maj), me shumë gjasa së bashku me atë të Suedisë.

Tjera nga autori:
1