<b></b> Presidenti kroat: Sanksionet e SHBA-së në Bosnje janë “terrorizuese dhe arrogante”

Presidenti kroat: Sanksionet e SHBA-së në Bosnje janë “terrorizuese dhe arrogante”

08.06.2022 09:52

Sanksionet e reja të SHBA-së kundër një zyrtari të lartë kroat të Bosnjës përfaqësojnë "terrorizim arrogant ndaj një përfaqësuesi legjitim të popullit kroat", ka thënë presidenti kroat, Zoran Milanoviq, i cili është përfolur disa herë për retorikën e tij nacionaliste që nganjëherë është drejtuar kundër Perëndimit.

Zyra e SHBA-së për Kontrollin e Pasurive të Huaja vendosi dy politikanë nga Bosnje-Hercegovina në listën e sanksioneve për minimin e marrëveshjes së paqes të vitit 1995 dhe përparimit demokratik të vendit.

Politikanët e sanksionuar janëT Mrinko Çavara, kroat dhe president i Federatës së Boshnjakëve dhe Kroatëve, dhe Alen Sheraniq, ministri i shëndetësisë dhe mirëqenies së Republikës Serbe (RS). Federata dhe RS janë dy njësi shumë autonome që përbëjnë BiH-në e pasluftës.

“Shpjegimi, për minimin e marrëveshjes së paqes, është politikisht analfabet dhe vërtet cinik, sepse është administrata amerikane ajo që ka luajtur dhe ende luan rol në minimin e marrëveshjes”, tha Milanović në një deklaratë.

Ai tha se Çavarës duhet t'i sigurohet "e gjithë mbrojtja e mundshme".

Milanoviq, një ish-kryeministër socialdemokrat që mbikëqyri pranimin e Kroacisë në BE në 2013 dhe më pas përqafoi nacionalizmin populist, ka kërcënuar këtë vit të bllokojë pranimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO.

Tjera nga autori:
1