Presidenti polak i drejtohet parlamentit të Ukrainës - NACIONALE

Presidenti polak i drejtohet parlamentit të Ukrainës

1 vit më parë

nga NACIONALE

“Vetëm Ukraina ka të drejtë të vendosë për të ardhmen e saj”, ka thënë presidenti polak në fjalimin e mbajtur në parlamentin ukrainas.

Sipas komenteve të cituara nga agjencia e lajmeve Reuters, Andrzej Duda tha se "zërat shqetësues" po sugjerojnë se Ukraina duhet t'i dorëzohet presidentit rus, Putin.

Ai u tha ligjvënësve se ato zëra nuk duhet të merren parasysh - sepse dhënia e qoftë edhe një centimetër territori ukrainas do të ishte një goditje për të gjithë Perëndimin.

Duda gjithashtu thuhet se theksoi se Polonia mbështeti Ukrainën në përpjekjen e saj për të fituar anëtarësimin e plotë në Bashkimin Evropian - një çështje për të cilën vendet e BE-së nuk kanë arritur një konsensus.

Ai ishte lideri i parë i huaj që mbajti një fjalim personalisht në parlamentin ukrainas që nga pushtimi i Rusisë më 24 shkurt.

Fotot e postuara në Twitter nga zyra e Dudës treguan se ai është duartrokitur në parlament dhe është përqafuar nga Zelensky.

Lajme të ngjashme