<b></b> Presidenti rumun: Rusia është antagonisti kryesor i NATO-s

Presidenti rumun: Rusia është antagonisti kryesor i NATO-s

15.06.2022 11:26

Në Konceptin e saj të ardhshëm Strategjik, NATO-ja duhet të përshkruajë situatën e re të sigurisë sa më adekuate dhe reale të jetë e mundur, duke filluar me identifikimin e Rusisë si kërcënimin kryesor të NATO-s,ka thënë Presidenti rumun, Klaus Iohannis.

Koncepti Strategjik duhet t'i japë përparësi mbrojtjes kolektive dhe të forcojë Aleancën në të gjitha nivelet, në mënyrë që NATO të jetë në gjendje të përballojë të gjitha sfidat e së tashmes dhe të së ardhmes, tha Iohannis të martën gjatë një takimi në Hagë në përgatitje për Samitin e ardhshëm të NATO-s në Madrid.

Në takim morën pjesë krerët e shteteve dhe qeverive të Belgjikës, Danimarkës, Letonisë, Holandës, Polonisë, Portugalisë dhe Rumanisë.

Gjatë bisedimeve, Iohannis theksoi nevojën për një prani të forcuar dhe efektive aleate në krahun lindor, në një mënyrë të bashkuar, koherente dhe të qëndrueshme, veçanërisht në jug, në Detin e Zi – rajoni më i ekspozuar ndaj veprimeve agresive të Rusisë.

Mbrojtja kolektive është dhe duhet të mbetet detyra kryesore prioritare e NATO-s, nënvizoi Iohannis. Ai theksoi gjithashtu nevojën për të forcuar marrëdhëniet e NATO-s me partnerët e saj rajonalë, të cilët janë thellësisht të prekur nga efektet e agresionit të Rusisë.

Qeveria rumune është një mbështetëse e vendosur e politikës së NATO-s "Dyert e Hapura" dhe, në këtë kontekst, edhe pranimit të Suedisë dhe Finlandës në aleancë.

Tjera nga autori:
1