<b></b> Presidenti turk u thotë aleatëve se do t'i thotë jo anëtarësimit të Suedisë dhe Finlandës në NATO

Presidenti turk u thotë aleatëve se do t'i thotë jo anëtarësimit të Suedisë dhe Finlandës në NATO

19.05.2022 17:23

Presidenti turk Tajip Erdogan u ka thënë aleatëve se do t'i "thojë jo" ofertës së Suedisë dhe Finlandës për anëtarësimin në NATO 

Në një intervistë me studentët, Erdogan tha: Ne do të vazhdojmë politikën tonë në një mënyrë të vendosur. Ne u kemi thënë aleatëve se do t'i themi jo anëtarësimit të Finlandës dhe Suedisë në NATO.

Miratimi i kërkesës së Finlandës dhe Suedisë nga Turqia për t'u bashkuar me aleancën ushtarake perëndimore është thelbësor sepse NATO i merr vendimet me konsensus. 

Secili prej 30 vendeve anëtare ka fuqinë për të vënë veton ndaj një oferte anëtarësimi. 

Erdogan ka thënë se kundërshtimi i Turqisë rrjedh nga shqetësimet dhe ankesat e saj të sigurisë me mbështetjen e perceptuar të Suedisë - dhe në një shkallë më të vogël të Finlandës - për Partinë e ndaluar të Punëtorëve të Kurdistanit, ose PKK, dhe një grup të armatosur në Siri që Turqia e sheh si një zgjatje të PKK-së. 

Konflikti me PKK-në ka vrarë dhjetëra mijëra njerëz që nga viti 1984.

Më herët sot, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se ishte "i bindur se do të arrijmë në një vendim të shpejtë për të mirëpritur Suedinë dhe Finlandën për t'u bashkuar me familjen e NATO-s", pavarësisht kundërshtimit të Turqisë.

"Ne po trajtojmë shqetësimet që ka shprehur Turqia sepse kur një aleat i rëndësishëm (si) Turqia ngre shqetësime për sigurinë, ngre çështje, atëherë sigurisht e vetmja mënyrë për t'u marrë me këtë është të ulemi dhe të gjejmë gjuhën e përbashkët", u tha ai gazetarëve. /Nacionale/

Tjera nga autori:
1