<b></b> Princi Charles viziton refugjatët ukrainas në Rumani

Princi Charles viziton refugjatët ukrainas në Rumani

26.05.2022 14:14

Princi Charles i Britanisë ka udhëtuar në kryeqytetin e Rumanisë të mërkurën për të vizituar refugjatët ukrainas, kryesisht gra dhe fëmijë, të cilët kanë ikur nga lufta edhe të cilët kanë gjetur siguri në vendin fqinj të Evropës Lindore.

Princi i Uellsit vizitoi Qendrën e Donacioneve Romexpo për refugjatët ukrainas në Bukuresht. Atje, ai ka takuar disa nga afro 1 milion ukrainas që kanë arritur në Rumani që nga fillimi i luftës më 24 shkurt dhe vëzhgoi për së afërmi përpjekjet e qeverisë dhe vullnetarëve në ofrimin e ndihmës ndaj refugjatëve .

Duke folur me një grup ukrainassh përmes një përkthyesi, Charles kërkoi falje për mungesën e aftësive gjuhësore, duke thënë: "Do të doja që ukrainasja ime të ishte më e mirë".

"Ne brengosemi shumë për ju, është një situatë makthi," tha ai. “Jam plot admirim për popullin ukrainas. Guximi dhe qëndrueshmëri totale, e jashtëzakonshme”, raporton Euronews.

Gjatë vizitës së tij, Charles mori një dhuratë nga disa prej fëmijëve ukrainas: lugë druri të pikturuara në modele tradicionale ukrainase.

Me Princin Charles ishin përfaqësues të Kryqit të Kuq, Ushtrisë së Shpëtimit dhe agjencisë së OKB-së për refugjatët, si dhe kryetari i bashkisë së Bukureshtit dhe anëtarë të agjencive të tjera shtetërore të ndihmës.

Mbi 1,000 ukrainas vizitojnë qendrën e donacioneve çdo ditë për të marrë furnizime falas si ushqime, produkte higjienike, veshje dhe këpucë, thonë menaxherët të objektit. Refugjatët kanë gjithashtu akses në shërbimet sociale dhe këshilla gjatë kohës që qëndrojnë në Rumani.

Vizita ishte e fundit nga një sërë angazhimesh që Charles ka pasur me refugjatët ukrainas në javët e fundit. Sipas Ambasadës Britanike në Bukuresht, ai vizitoi një komunitet ukrainas në Otava, Kanada javën e kaluar, ku u takua me një familje të zhvendosur nga lufta.

Sipas agjencisë së OKB-së për refugjatët, më shumë se 972,000 ukrainas kanë ikur në Rumani që kur Rusia nisi pushtimin e saj në Ukrainë.

Tjera nga autori:
1