<b></b> Princi i kurorës saudite viziton për herë të parë Turqinë që nga vrasja e Khashoggit

Princi i kurorës saudite viziton për herë të parë Turqinë që nga vrasja e Khashoggit

22.06.2022 16:17

Princi i kurorës i Arabisë Saudite ka realizuar vizitën e tij të parë në Turqi, që nga vrasja e gazetarit Jamal Khashoggi në vitin 2018 në konsullatën e vendit në Stamboll.

Në një përpjekje për riparim të marrëdhënieve, Mohammed bin Salman do të zhvillojë bisedime me presidentin turk Recep Tayyip Erdogan.

Kujtojmë se pas vrasjes së gazetarit, Erdogan kishte akuzuar në mënyrë indirekte princin se kishte urdhëruar agjentët sauditë të vrisnin Khashiggit, akuzë kjo që u mohua nga princi.

Ndërsa, vizita e sotme vjen pasi Turqia është në kërkim të investimeve dhe ndihmës në mënyrë që të mund të përballojë krizën ekonomike në vend që është në përkeqësim.

E pas shumë vitesh tensionesh, Erdogan ka punuar gjithashtu për të përmirësuar marrëdhëniet me Emiratet e Bashkuara Arabe, Egjiptin dhe Izraelin.

Ndërsa, në anën tjetër, princi Mohammed dëshiron t'i japë fund izolimit të tij ndërkombëtar dhe të rivendosë rolin e tij të fuqishëm rajonal.

Si pjesë e një turneu të realizuar në Lindjen e Mesme, princi ka vizituar gjithashtu Jordaninë dhe Egjiptin, ndërsa muajin e ardhshëm do të takohet me presidentin e SHBA-së, Joe Biden.

Tjera nga autori:
1