<b></b> Pritet që Rumania ta ndalojë përdorimin e programeve ruse të sigurisë kibernetike

Pritet që Rumania ta ndalojë përdorimin e programeve ruse të sigurisë kibernetike

12.05.2022 12:51

Institucionet dhe autoritetet publike nuk mund të lejohen më të përdorin softuer dhe shërbime të sigurisë kibernetike të bëra nga kompani ruse ose të kontrolluara nga firma ose persona nga Rusia, sipas një projektligji të ri të qeverisë rumune.

Sipas propozimit, prania e softuerit antivirus rus është një cenueshmëri ndaj sigurisë kibernetike të institucioneve dhe autoriteteve.

Ndalimi i programeve softuerike të antiviruseve dhe shërbimet si VPN – do të zbatohet për gjatë gjithë kohëzgjatjes së luftës në Ukrainë.

Para se të hiqet ndalimi, palët në konflikt duhet të nënshkruajnë një marrëveshje paqeje, Rusia duhet të paguajë kompensim për shkatërrimin në Ukrainë dhe të bashkëpunojë me organet ndërkombëtare për të ndëshkuar ata që kryen krime lufte ose krime kundër njerëzimit gjatë konfliktit, thuhet në prokteligjin e qeverisë rumune, shkruan Euractiv.

Ministria do të publikojë një listë të kompanive, produkteve dhe shërbimeve që i nënshtrohen ndalimit, megjithëse parlamenti duhet ta miratojë ligjin.

Sipas ministrisë së dixhitalizimit, shumë institucione publike dhe njësi të administratës lokale në Rumani blejnë antiviruse ruse sepse janë më të lira.

Në shënimin shpjegues të propozimit, ministria liston Kaspersky Labs si një nga kompanitë që i nënshtrohen paralajmërimeve nga autoritetet kibernetike në vende të tjera evropiane si Gjermania.

 

Tjera nga autori:
1