<b>Pse Elon Musk</b> ka qenë kaq i etur për të marrë kontrollin e Twitter-it

Pse Elon Musk ka qenë kaq i etur për të marrë kontrollin e Twitter-it

25.04.2022 23:53

Fillimisht, historia e Twitter dhe Elon Musk duket paksa si një përrallë e dashurisë së pashpërblyer.

Elon Musk e do Twitter-in. Ai ka një audiencë të madhe prej 87 milionë ndjekësish, publikon në mënyrë produktive, ndonjëherë të diskutueshme, e herë pas here në mënyrë katastrofike.

The SEC (agjenci përgjegjëse për rregullimin e tregjeve dhe mbrojtjen e investitorëve) e ndaloi atë të postonte në Twitter për çështjet e Tesla-s pasi pas një postimi në Twitter, humbi 14 miliardë dollarë nga çmimi i aksioneve të saj dhe ai u padit për shpifje për një postim tjetër për një zhytës në shpellë.

Megjithatë, Musk asnjëherë nuk ka hequr dorë nga rrjeti.

Ju mund të mendoni, nëse dikush do t'ju ofronte 44 miliardë dollarë për një biznes 16-vjeçar që nuk ka shijuar vërtet rritjen eksponenciale të rivalëve të tij, ata do t'ju bënin një nder - dhe tani aksionerët e Twitter duket se janë pajtuar me këtë.

Musk dëshiron ta shohë Twitter-in të përmbushë "potencialin e tij të jashtëzakonshëm",  dhe nuk është edhe aq i interesuar të fitojë para prej tij. Ai tashmë ka mjaftushëm, dhe multi-miliarderët mund të përballojnë të kenë prioritete të ndryshme.

Por, Twitter kësaj ideje i ishte përgjigjur menjëherë duke shkuar drejtpërdrejt në mbrojtje - vendosi një strategji e cila parandaloi që dikush të zotërojë më shumë se 15% të aksioneve – megjithëse tani është bërë një marrëveshje ndryshe me Musk.

Pse?

Ndoshta bordi u nervozua nga deklarata e Musk se ai donte të shihte më shumë "fjalë të lirë" dhe më pak moderim. Shumë republikanë, të cilët kanë ndjerë prej kohësh se politikat e moderuara të Twitter favorizojnë lirinë e fjalës të pikëpamjeve të majta, u gëzuan.

Por rregullatorët në mbarë botën janë rreshtuar për të goditur rrjetet sociale dhe për t'i detyruar ata të marrin më shumë përgjegjësi për përmbajtjen që ato mbartin, duke lëshuar gjoba të larta për mospërputhje me materialin që nxit dhunën, është abuziv, ose i klasifikuar si gjuhë urrejtjeje.

Të mos harrojmë financat. Modeli kryesor i biznesit të Twitter është i bazuar në reklama dhe Musk dëshiron ta ndryshojë këtë. Ai pohon se është më i interesuar për abonimet, të cilat mund të rezultojnë të shiten me vështirësi në një mjedis ku të gjitha rrjetet kryesore sociale nuk i përdorin.

Përdoruesit e Twitter mund të vendosin që të dhënat e tyre të mos përdoren për të fituar para dhe ata mund të jenë të gatshëm të paguajnë për këtë - por është një kumar.

Musk, gjithashtu pëlqen kripto-valutat. A mund ta përdorë ai platformën për të nxitur pagesat në monedha të paqëndrueshme dhe të pambrojtura si Bitcoin?

Dhe pastaj është vetë Musk. Ai është njeriu më i pasur në botë, një sipërmarrës serial, sukseset e të cilit përfshijnë PayPal dhe Tesla. Ai është karizmatik dhe i pëlqen të testojë kufijtë e të thyejë rregullat.

Ai bleu 9.2% të aksioneve të Twitter-it në janar, por nuk donte t’i bashkohej bordit, pasi s’donte të merrte përgjegjësi.

Musk ka një ushtri fansash besnikë që e adhurojnë. Megjithatë, ai nuk e ka tërhequr saktësisht Twitter-in me lule dhe çokollata, oferta e tij ka qenë një ofertë agresive nga një biznesmen agresiv - pa negociata dhe pa kompromis.

Është një shitje private, e një kompanie private, dhe nuk është një bashkim mes dy gjigantëve, kështu që nuk ka gjasa të ketë shumë pengesa rregullatore.

BBC, shkruan se Twitter-i i Musk do të ishte një peizazh shumë i ndryshëm për 300 milionë njerëz që vazhdojnë ta përdorin atë. Më shumë i guximshëm, ndoshta, dhe më pak me prirje liberale. Ai mund të rikthejë në detyrë edhe Donald Trump, i cili aktualisht ka një ndalim të përhershëm dhe duke pasur parasysh se përpjekja e vetë zotit Trump për një rrjet social, Truth Social, duket se po ngec, ai ndoshta do të ishte i kënaqur të kthehej.

Tjera nga autori:
1