<b></b> Putin vuan nga “kanceri që po përparon me shpejtësi dhe ka vetëm edhe tre vite jetë

Putin vuan nga “kanceri që po përparon me shpejtësi dhe ka vetëm edhe tre vite jetë"

31.05.2022 20:26

Raporti i ri tregon se një oficer anonim i inteligjencës ruse pretendon se presidenti Vladimir Putin është në prag të humbjes së shikimit dhe ka një jetë të shkurtër pasi gjendja e tij shëndetësore po përkeqësohet më shumë.

Sipas një raporti të publikuar nga Mirror, një oficer i FSB-së tha se Putini po vuan nga "kanceri që përparon me shpejtësi" dhe i është dhënë maksimumi tre vjet jetë nga mjekët.

“Na thuhet se ai vuan nga dhimbja e kokës dhe kur shfaqet në TV i duhen copa letre me gjithçka të shkruar me shkronja të mëdha për të lexuar atë që do të thotë. Ato janë aq të mëdha secila faqe mund të mbajë vetëm disa fjali. Shikimi i tij po përkeqësohet seriozisht”, tha ai për gazetën.

Raporti theksoi më tej se shëndeti i presidentit rus është në një gjendje kaq të keqe sa gjymtyrët e tij po "dridhen në mënyrë të pakontrolluar".

Megjithatë, ministri i Jashtëm  rus Sergei Lavrov hodhi poshtë raportimet dhe tha se nuk kishte asnjë shenjë të ndonjë sëmundjeje.

Thashethemet vijnë ndërsa lufta Rusi - Ukrainë zvarritet për më shumë se tre muaj. Disa kanë vënë në dyshim motivet dhe gjendjen shpirtërore të Putinit në nisjen e pushtimit ushtarak. Të hënën, Bashkimi Evropian vendosi të ndalojë të gjitha importet e naftës ruse deri në fund të vitit. /Nacionale/

Tjera nga autori:
1