<b>Putini: </b> Jeta do të ndryshojë për të mirë

Putini: Jeta do të ndryshojë për të mirë

20.04.2022 18:44

Presidenti Vladimir Putin ka pohuar se Rusia do të arrijë objektivat e saj ushtarake në rajonin e Donbasit në Ukrainën lindore, të cilat, thotë ai, do t'i lejojnë njerëzit të rifillojnë jetën e tyre normale.

Duke folur në një takim në Kremlin që synontë ta promovonte Rusinë si një tokë mundësish, Putin tha se Moska ishte detyruar të fillonte një "operacion ushtarak" në Ukrainë për shkak të "tragjedisë" që po ndodhte në Donbas.

"E thashë që në fillim - qëllimi i këtij operacioni është të ndihmojmë njerëzit tanë që jetojnë në Donbas," tha ai.

Duke iu drejtuar një vajze që iu bashkua takimit nga Sevastopoli në Krime, të cilën Rusia e aneksoi nga Ukraina në 2014, ai tha: "Ne do të veprojmë në mënyrë të vazhdueshme dhe do të sigurohemi që jeta atje gradualisht do të bëhet normale, do të ndryshojë për mirë - ashtu siç i ndodhi për ju, në jetën tuaj, në Sevastopol."

Putin përdor rregullisht përvjetorin e aneksimit të Krimesë për të theksuar dashurinë për atdheun.

Tjera nga autori:
1