<b></b> Putini në fjalim: ShBA-ja po mundohet të izolojë shtete të gabuara

Putini në fjalim: ShBA-ja po mundohet të izolojë shtete të gabuara

17.06.2022 15:28

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, po mban fjalim në Forumin Ekonomik Ndërkombëtar të Shën Petersburgut. Në këtë organizim, ai tha se Shtetet e Bashkuara pretendojnë sikur nuk vërejnë se në botë ka qendra të tjera të fuqishme të pushtetit.

Sipas tij, vendet evropiane ende mendojnë sipas periudhës së shekullit të kaluar, duke i trajtuar shtetet e tjera si koloni dhe se ato mundohen që të izolojnë shtete të gabuara.

Ai i dënoi sanksionet e vendosura nga perëndimi ndaj vendit të tij, duke thënë se këto masa janë të çmendura dhe të pakuptimta. Presidenti rus gjithashtu tha se vendet perëndimore kanë dështuar që ta thyejnë Moskën.

“Sulmi ekonomik kundër Rusisë nuk kishte gjasa që të shënonte sukses që nga fillimi”, tha kreu i Kremlinit.

Sipas presidentit rus, Bashkimi Evropian mund të humbë mbi 400 miliardë dollarë për shkak të sanksioneve ndaj Rusisë, duke shtuar se BE-ja e ka humbur sovranitetin politik gjatë kundërpërgjigjes ndaj luftës në Ukrainë.

Ai tha se në vendet e BE-së është duke i ngritur inflacioni dhe se pabarazia vetëm do të rritet si rezultat i sanksioneve.

Sa i përket shqetësimit për krizë globale të ushqimit, që mund të shkaktohet nga lufta në Ukrainë, Putini pretendoi se Rusia është e aftë për t’i shtuar në masë të konsiderueshme eksportet e drithërave dhe plehut.

Vetëm eksporti i  drithërave mund të rritet në rreth 50 milionë tonë, sipas presidentit rus.

Tjera nga autori:
1