Putini në kali, tallen liderët e G7: Të zhvishemi edhe ne, të tregohemi më të ashpër se ai - NACIONALE

Putini në kali, tallen liderët e G7: Të zhvishemi edhe ne, të tregohemi më të ashpër se ai

1 vit më parë

nga NACIONALE

Para nisjes së samitit të sotëm, Boris Johnson dhe liderët e G7-s u tallën me Vladimir Putinin, duke rrezikuar të ndezin më tej tensionet me Rusinë.

Ndërsa u ulën për të diskutuar, kryeministri Boris Johnson, kryeministri Justin Trudeau dhe presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen u tallën më Putinin, referuar fotografive të tij maço duke kalëruar i zhveshur.

Liderët sugjeruan që të bëjnë edhe ata kalërim të zhveshur për të treguar se ishin më të “ashpër” se ai.

Biseda jodiplomatike ndodhi ndërsa liderët po mblidheshin rreth tavolinës për të nisur diskutimin.

Johnson tha: Xhaketa? Xhaketat jashtë? Të heqim rrobat?

Menjëherë pas, Trudeau sugjeroi që të prisnin derisa të bëhej fotografia zyrtare, pavarësisht nxehtësisë në dhomë, Johnson tha:"Duhet të tregojmë se jemi më të ashpër se Putini".

Trudeau shtoi: Ne do të bëjmë fotografi kalërimi me gjoks të zhveshur, e më pas Johnson dëgjohet të thotë: Ne duhet t'u tregojmë atyre pamjet tona, von der Leyen ndërhyri: Kalërimi është më i miri.

Por, ndërsa liderët e G7-ës u mblodhën në një vend luksoz në Gjermani, Rusia i shtoi sulmet e saj në Ukrainë, duke sulmuar kryeqytetin Kiev për herë të parë pas disa javësh.

Lajme të ngjashme