<b>Putini ngjallë frikë </b> edhe në Zvicër, kërkesë e madhe për bunkerë bërthamorë

Putini ngjallë frikë edhe në Zvicër, kërkesë e madhe për bunkerë bërthamorë

25.04.2022 20:46

Duket se pushtimi i Ukrainës nga Rusia, ka rizgjuar interesin e njerëzve për objekte të sigurta. Kompanitë zvicerane që ndërtojnë dhe riparojnë strehimore të bombave po 'mbyten me pyetje' për bunkerët e bërthamor.

Banorët në Zvicër, ku bunkerët bërthamorë kanë qenë të detyrueshëm për çdo familje që nga vitet 1960, tani po kontaktojnë kompanitë për të ndërtuar ose rinovuar strehimoret e tyre për t'u siguruar që ata mund të mbrohen në rast bombardimesh ose lufte bërthamore.

Sipas DailyMail, kërkesa për bunkerë bërthamorë të betonit është aq e lartë, saqë kompanitë e specializuara po përballen me mungesa në lëndët e para të nevojshme për ndërtimin e tyre.

Që nga vitet 1960, çdo komune zvicerane i është dashur të ndërtojë bunkerë bërthamorë për banorët e tyre, ndërkohë që atëherë strehimore të tilla kanë qenë gjithashtu të detyrueshme në të gjitha shtëpitë dhe ndërtesat e banimit mbi një madhësi të caktuar të ndërtuara.

Këto, hapësirat nëntokësore, të konsideruara prej kohësh si një kuriozitet i çuditshëm që përdoret kryesisht për ruajtje ose si bodrume vere të mbrojtura shumë mirë, po shihen në një dritë të re që nga pushtimi i Ukrainës nga Rusia më 24 shkurt.

Kujtojmë se, vetëm disa ditë pas sulmit, presidenti rus Vladimir Putin vendosi forcat strategjike bërthamore të vendit në gatishmëri të lartë, duke ndezur kështu një alarm global.

Ndërkohë, luftimet e ashpra pranë centraleve bërthamore të Ukrainës, përfshirë Çernobilin - kanë rritur gjithashtu frikën se edhe Zvicra tradicionalisht neutrale mund të preket nga lufta.

Rusia gjithashtu javën e kaluar tha se kishte lëshuar me sukses raketën e saj të re ndërkontinentale - Satan 2.

Kremlini pretendon se raketa e pakrahasueshme 16,000 mph, e cila ka qenë në zhvillim prej vitesh, mund të shkatërrojë Mbretërinë e Bashkuar, të godasë çdo objektiv në tokë dhe të mbajë 12 koka bërthamore.

Gjithsesi, vendi i pasur alpin është zotuar se çdo banor do të ketë një hapësirë ​​strehimi nëse është e nevojshme.

Në fakt, vendi me 8.6 milionë banorë numëron gati nëntë milionë hapësira në 365,000 strehimore private dhe publike.

Tjera nga autori:
1