<b></b> Raketat e Ukrainës bien si shi mbi kolonën e tankeve ruse

Raketat e Ukrainës bien si shi mbi kolonën e tankeve ruse

01.06.2022 23:37

Në pamjet e marra nga Forcat e Armatosura të Ukrain, të publikuara nga The Sun, shihet një kolonë e tankeve duke u rrotulluar përgjatë një korsie fshati në një fushë ndërsa raketat bien rreth tyre.

Me sa duket nga pamjet, ushtarët rusë braktisin automjetet e tyre të blinduara dhe vrapojnë për t'u mbrojtur te pemët aty pranë, ndërsa forcat ukrainase vazhdojnë të sulmojnë zonën përreth.

Forcat Tokësore të Forcave të Armatosura të Ukrainës publikuan videon më 1 qershor, me mbishkrimin "Shkatërrimi i kolonës së pushtuesit", por nuk dhanë detaje se ku dhe kur ka ndodhur sulmi.

Kujtojmë se, trupat ruse pushtuan Ukrainën më 24 shkurt në atë që Kremlini e quan ende një "operacion special ushtarak". Ndërsa, sot shënohet dita e 98-të e luftës.

Tjera nga autori:
1