<b></b> Rjedh dokumenti i KE-së: Vendeve të Evropës u kërkohet të përgatiten për

Rjedh dokumenti i KE-së: Vendeve të Evropës u kërkohet të përgatiten për "ndërprerje të plotë" të gazit rus

16.05.2022 18:44

Komisioni Evropian u kërkon vendeve anëtarë të BE-së të shtojnë përgatitjet për një “ndërprerje të plotë të furnizimit me gaz rus”.

Në bazë të një dokumenti që ka rrjedhur e që pritet të miratohet me 18 maj, thuhet se duhen marrë parasysh masat emergjente të tilla si një kufi i përkohshëm në çmimet e gazit.

Kërkesa e Komisionit për vendet anëtare vjen pasi Rusia ndërpreu furnizimin me gaz për Poloninë dhe Bullgarinë në muajin prill.

Që nga mesi i marsi, gazi natyror është tregtuar me rreth 100 euro/MËh, një rritje kjo shtatfish më shumë në krahasim me çmimet mesatare afatëgjatë, e shkaktuar kryesisht nga munges e furnizimeve nga Rusia e cila ka çuar në një rritje të çmimeve të energjise elektrike, e përcaktuar nga prodhimi rezervë i energjisë nga termocentralet me gaz.

Komisioni Evropian kishte zbuluar më 13 tetor një "kuti mjetesh" masash nga të cilat vendet e BE-së do të jenë në gjendje të marrin kur t'i përgjigjen rritjes së çmimeve të energjisë në një afat të shkurtër, duke vënë në dukje një reformë të ardhshme të tregut të gazit.

Ndërsa tani në draftin e marrë nga EURACTIV, e para ndër masat e reja të parashikuara në Bruksel është një ndërhyrje e drejtpërdrejtë në treg me “një çmim maksimal të rregulluar për gazin natyror që u shpërndahet konsumatorëve dhe kompanive evropiane.”

Megjithëse kufizimi i çmimeve të gazit do të lehtësonte menjëherë konsumatorët dhe do të pengonte presionet inflacioniste në ekonomi, ai është shumë i diskutueshëm edhe brenda Komisionit Evropian.

Tjera nga autori:
1