<b></b> Rreth 70 trupa gjenden nën rrënojat e Mariupolit të shkatërruar

Rreth 70 trupa gjenden nën rrënojat e Mariupolit të shkatërruar

27.05.2022 15:24

Rreth 70 trupa janë gjetur nën rrënojat e një ish-ndërtese industriale në qytetin e pushtuar nga rusët, Mariupol, tha një ndihmës i kryetarit.

Trupat u gjetën nga punëtorët rusë të emergjencës dhe janë dërguar në një varr masiv, tha në rrjetin “Telegram” zyrtari Petro Andryushchneko.

Ai tha se ata ishin njerëz të ngujuar në ndërtesën e shembur, e cila ishte goditur nga bombardimet.

“Nuk është kryer identifikimi, por banorët thonë se, në thelb, nuk kishte asgjë për t’u identifikuar, duke e marrë parasysh gjendjen e trupave”, shtoi Andryushchenko.

Ky zyrtar, kryetari dhe zyrtarë të tjerë nuk ndodhen më në Mariupol dhe janë duke ofruar informata nga një vend në territorin e kontrolluar nga ukrainasit.

Të martën, Andryushchenko tha se gati 200 trupa shumë të dekompozuar janë gjetur nën rrënojat e një ndërtese banimi në të njëjtin qytet.

Tjera nga autori:
1