<b></b> Rrezik nga cunami, UNESCO kërkon nga Marseja, Aleksandria dhe Stambolli të rrinë gati

Rrezik nga cunami, UNESCO kërkon nga Marseja, Aleksandria dhe Stambolli të rrinë gati

23.06.2022 16:28

UNESCO ka kërkuar nga qytetet bregdetare të "jenë gati" për një cunami të madh, duke thënë se mundësia që një i tillë të ndodhë brenda 30 viteve, është 100%.

Me rritjen e nivelit të detit, parashikohet edhe rritja e rrezikut për cunami, e ndërsa vendet në Paqësor dhe Oqeanin Indian janë të përgatitura, UNESCO ka thënë se mundësia që mund të ndodhë edhe në vende të tjera bregdetare është rritur.

Sipas UNESCO-s, një cunami i madh me rrezik që valët të arrijnë deri në një metër mund të godasë së shpejti qytetet kryesore në ose afër Detit Mesdhe, përfshirë Marsejën, Aleksandrinë dhe Stambollin.

Tani, organizata arsimore, shkencore dhe kulturore e OKB-së tha se edhe pesë rajone të rrezikuara në zonën e Mesdheut do t'i bashkohen 40 qyteteve "të gatshme për cunami", duke shtuar se në listë janë edhe Kana dhe Chipiona, një qytet në bregun Atlantik të Spanjës pranë Cádiz.

The Guardian shkruan se, programi "i gatshëm për cunami" është pjesë e një përpjekjeje të UNESCO-s, për t'u siguruar që të gjitha rajonet në rrezik të dijnë se si duhet të veprojnë në rast se ndodhë.

Kujtojmë se, cunami në Oqeanin Indian, në vitin 2004, më vdekjeprurësi në histori, vrau rreth 230,000 njerëz në 14 vende, ndërsa në Japoni një tërmet me magnitudë 9.1 ballë i shoqëruar nga një cunami që arriti afro 40 metra lartësi në vitin 2011, la të vrarë rreth 18,000 persona.

E që nga cunami i vitit 2004 në Oqeanin Indian, Qendra e Paralajmërimit të Cunamit në Paqësor e UNESCO-s, e organizuar nga SHBA, i është përgjigjur rreth 125 rasteve të cunamit, mesatarisht shtatë në vit.

Tjera nga autori:
1