<b></b> Rusia akuzohet për rrëzimin e qeverisë bullgare, mund ta bëjë Bullgarinë pro-ruse

Rusia akuzohet për rrëzimin e qeverisë bullgare, mund ta bëjë Bullgarinë pro-ruse

24.06.2022 10:11

Kryeministri i rrëzuar i Bullgarisë, Kiril Petkov, i ka fajësuar Rusinë dhe mafinë bullgare për rrëzimin e qeverisë së tij përmes një mocioni të mosbesimit.

Petkov, i cili erdhi në pushtet vetëm para gjashtë muajve, i fitoi zgjedhjet me premtimin për ta luftuar korrupsionin e lartë të vendit dhe e ka vendosur Bullgarinë në një linjë jashtëzakonisht të fuqishme kundër Rusisë që nga fillimi i luftës në Ukrainë.

“Ky votim është një hap i vogël përgjatë rrugës shumë të gjatë para nesh. Premtoj se do ta vazhdojmë betejën për ta fituar këtë vend dhe, një ditë, do të kemi një Bullgari pa mjeshtër të kukullave, pa mafi – një vend normal evropian”, tha ai në një fjalim në kuvend.

Duke përmendur një listë njerëzisht që kanë ndikuar në rrëzimin e qeverisë së tij, ai e përmendi ambasadoren ruse në Sofje, Eleonora Mitrofanova, duke thënë se, për të, është nder që ta udhëheq qeverinë e rrëzuar nga ambasadorja ruse, ish-kryeministri, Boyko Borisov, dhe kryetari i një partie tjetër, Slavi Trifonov.

Kryeministri tashmë i rrëzuar nga pushteti e akuzoi Rusinë për ushtrimin e ndikimit të saj në mocionin e mosbesimit përmes deputetëve të partisë së të djathtës ekstreme, “Ringjallja”.

Politikani 42-vjeçar, i diplomuar në Universitetin e Harvardit, e shkarkoi ministrin e Mbrojtjes në shkurt, pasi ai refuzoi që ta quante luftë pushtimin rus të Ukrainës dhe i ka përkrahur sanksionet e BE-së kundër Moskës, pavarësisht raporteve tradicionalisht të mira mes Bullgarisë dhe Rusisë.

Ka gjasë që në anketat e reja të rritet përkrahja për partinë e ish-kryeministrit Borisov dhe për partitë pro-ruse si partia nacionaliste, “Ringjallja”, kur vështirësitë ekonomike dhe lufta në Ukrainë e kanë polarizuar shoqërinë bullgare.

Sipas redaktorit për diplomaci të gazetës britanike, “The Guardian”, Patrick Wintour, situata e krijuar në Bullgari mund të çojë në krijimin e një aleati të ri të Rusisë në Bashkimin Evropian./Nacionale

Tjera nga autori:
1