Një raketë ruse ka shkatërruar një shkollë në qytetin e Kharkivit, duke lënë të vrarë të paktën një person e duke plagosur shumë të tjerë.
Ende nuk është bërë e ditur se sa persona ishin brenda shkollës gjatë sulmit ajror, por është njoftuar se shkolla ishte gjithashtu shtëpia e muzeut të vetëm të poetit rus Sergei Yesenin në Ukrainë.
Ministria ruse e Mbrojtjes përmes një konference shtypi të mbajtur të enjten, tha se kanë goditur pikat komanduese të forcave ukrainase pranë Kharkivit, informacion që nuk është verifikuar në mënyrë të pavarur.