<b>Rusia dërgon </b> 20 mijë mercenarë nga Siria dhe Libia në luftimet e Donbasit

Rusia dërgon 20 mijë mercenarë nga Siria dhe Libia në luftimet e Donbasit

19.04.2022 19:48

Sipas një zyrtari evropian, Rusia ka dërguar në rajonin e Donbasit dhe vende të tjera në Ukrainës, rreth 20,000 mercenarë nga Siria dhe Libia si këmbësori, pa automjete të blinduara apo pajisje të rënda.

The Guardian shkruan se, zyrtari ka thënë se vlerësimet për përfshirjen e mercenarëve në terren në Ukrainën lindore variojnë nga 10,000 në 20,000 dhe se ishte e vështirë të zbërthehej kjo shifër midis sirianëve, libianëve dhe luftëtarëve të tjerë të rekrutuar nga kompania mercenare ruse, Wagner Group.

"Ajo që mund t'ju them është se ne pamë një transferim nga këto zona, Siria dhe Libia, në rajonin lindor të Donbasit, dhe këta njerëz përdoren kryesisht si masë kundër rezistencës ukrainase. Është këmbësori. Ata nuk kanë asnjë pajisje të rëndë apo automjet.”

Mercenarët po bashkangjiten në përpjekjet ruse për të marrë nën kontrollë sa më shumë nga Ukraina lindore, në atë që zyrtarët e Mbrojtjes perëndimore e kanë përshkruar si një nxitim të për të pasur një fitore, në mënyrë që Vladimir Putin të mund ta shpallë në paradën ushtarake të 9 majit në Moskë, ku përkujtohet Lufta e Dytë Botërore.

Sipas zyrtarit evropian, në këtë fazë të dytë të luftës në Ukrainë, Kremlini ka katër objektiva;

Kapja e Donbasit.

Sigurimi i një ure tokësore për në Krime, në të cilën qyteti i rrethuar i Mariupolit është çelësi.

Marrja e Oblastit Kherson për të siguruar furnizimin me ujë të freskët në Krime.

Kapja e territorit shtesë që mund të përdoret si një tampon ose një mjet negocimi në negociata.

Tjera nga autori:
1