<b></b> Rusia kërcënon Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Bullgarinë, shkaku i Lavrovit

Rusia kërcënon Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Bullgarinë, shkaku i Lavrovit

06.06.2022 14:46

Rusia mund të tërheqë ambasadorët nga Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Bullgaria për shkak të situatës me ministrin e Jashtëm rus Sergei Lavrov, ka thënë diplomati rus Sergei Ordzhonikidze.

“Mendoj se reagimi duhet të jetë më i fortë, sepse kanë penguar një zyrtar të lartë të shtetit tonë të kryejë detyrën e tij diplomatike. Ky është një hap politik i orientimit anti-rus”, ka thënë ai për RIA Novosti.

Diplomati nuk parashikoi nëse marrëdhëniet diplomatike mes Federatës Ruse dhe tre vendeve mund të ndërpriteshin, por duke komentuar mundësinë e tërheqjes së ambasadorit, ai tha: "Kjo është mjaft e mundshme".

Më herët, nënkryetari i Këshillit të Federatës, Konstantin Kosaçov, shkroi në kanalin Telegram se "ky veprim aktual, natyrisht, nuk ka të bëjë me aeroplanin". Ai deklaroi se veprimi ishte drejtuar kundër Rusisë si shtet dhe kundër Serbisë si shtet. Shpresoj që reagimi të jetë i përbashkët dhe jashtëzakonisht i ashpër, në format jo vetëm të protestave diplomatike, por edhe të përgjigjeve konkrete, praktike”, ka shkruar Kosaçov në kanalin e tij Telegram.

Siç përmendi ai, refuzimi i tanishëm kolektiv i Bullgarisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut për të lejuar aeroplanin e Lavrovit për në Serbi, "pa dyshim, nuk është vendim i tre vendeve".

“Me anëtarësimin në NATO, të tre vendet e kanë humbur seriozisht dhe për një kohë të gjatë sovranitetin e tyre, dhe Bashkimi Evropian është vetëm një mbulesë për këtë rrethanë të turpshme për ta. Po flasim për një veprim të NATO-s dhe pa Shtetet e Bashkuara kjo nuk do të ishte e mundur”, është shprehur i bindur senatori rus.

Tjera nga autori:
1