<b></b> Rusia kërcënon të djegë dronët dhe satelitët perëndimorë me armë lazer

Rusia kërcënon të djegë dronët dhe satelitët perëndimorë me armë lazer

18.05.2022 19:06

Një zyrtar i lartë i Kremlinit ka lënë të kuptohet se Rusia mund të përdorë armë laser të epokës së re për të shkatërruar satelitët perëndimorë dhe dronët ukranas në luftën që po zhvillohet.

Yury Borisov, zëvendëskryeministër i ngarkuar për zhvillimin ushtarak, tha se sistemi i ri, Peresvet, tashmë ishte vendosur me forcat e Moskës.

Ai tha se sistemi: "Mund të 'verbojë' të gjitha sistemet e zbulimit satelitor të një "armiku" deri në një orbitë prej 1500 km, falë rrezatimit laser."

Sipas raporteve ruse perëndimi ka përdorur satelitë për t’i dhënë informacine Ukrainës mbi lëvizjet ushtarake ruse.

Borisov tha se projektuesit rusë të armëve kanë demonstruar një sistem të ri laser, i cili mund të rrëzojë dronët e armikut me një shpërthim të fortë nxehtësie.

 “Sot fizikanët tanë zhvilluan dhe po prodhojnë pothuajse në mënyrë serike sisteme lazeri që shkaktojnë dëme nga nxehtësia. Kjo u provua dje nga një distancë prej 5 km… Një dron u dogj në pesë sekonda dhe thjesht pushoi së ekzistuari.”

Ai shtoi se “sistemet e armëve të reja do të bazohen në parime të reja fizike dhe do të përcaktojnë gatishmërinë luftarake të Forcave tona të Armatosura në të ardhmen”.

Borisov po ashtu tha se armët me brez të gjerë laser dhe ato elektromagnetike në të ardhmen do të zëvendësojnë armët konvencionale.

Tjera nga autori:
1