Në pamjet e publikuara më poshtë shihet një transportues i kamufluar që vendoset në pozicion përpara se të gjuajë një raketë balistike në qiellin e Ukrainës.
Video e publikuar nga The Sun, është marrë në ministria e Mbrojtjes ruse gjatë ditës së sotme.
Këto pamje shoqërohen me një përshkrim, ku thuhet, "pamjet e punës luftarake të ekuipazhit të sistemit raketor operativ-taktik Iskander gjatë një operacioni të posaçëm ushtarak.”
“Forcat e Armatosura të Federatës Ruse vazhdojnë të godasin me raketa me precizion të lartë objektet e infrastrukturës së rëndësishme ushtarake të Forcave të Armatosura të Ukrainës.
OTRK ‘Iskander’ i referohet armëve me precizion të lartë me një rreze qitjeje deri në 500 kilometra. Koka e kësaj rakete mund të shkatërrojë pothuajse çdo objektiv: postet komanduese të armikut, kolonat e pajisjeve si dhe sistemet e mbrojtjes ajrore.
9K720 Iskander është një sistem i lëvizshëm i raketave balistike me rreze të shkurtër të prodhuar dhe vendosur nga ushtria ruse.
Ky sistem ka hyrë në shërbim në vitin 2006 dhe përdoret nga Rusia, Armenia, Algjeria dhe Bjellorusia.