<b></b> Rusia lëshon raketa nga anijet për të shkatërruar rafineritë e naftës në Ukrainë

Rusia lëshon raketa nga anijet për të shkatërruar rafineritë e naftës në Ukrainë

17.05.2022 21:59

Video shfaq momentin kur forcat ruse lëshojnë raketa nga anijet luftarake për të shkatërruar linjën e prodhimit të karburanteve në Ukrainë.

Ministria ruse e Mbrojtjes tha se janë lëshuar: "Armë me precizion të lartë, me rreze të gjatë detare dhe ajrore në periferi veriore të Kremenchug, rajoni Poltava, dhe kanë shkatërruar objektet e prodhimit të një rafinerie nafte dhe cisterna me benzinë, duke shtuar se nafta ishte e destinuar për të furnizuar pajisjet ushtarake të forcave ukrainase."

Në pamje, shihet një raketë duke u lëshuar nga një anije ruse dhe skena më pas kalon në një pamje nga sipër një ndërtese.

Trupat ruse pushtuan Ukrainën më 24 shkurt në atë që Kremlini vazhdon ta quaj një "operacion special ushtarak".

Tjera nga autori:
1