<b></b> Rusia ndërpret furnizimin me gaz për holandezët

Rusia ndërpret furnizimin me gaz për holandezët

31.05.2022 15:35

Rusia ka zgjëruar shkurtimet e saj të gazit në Evropë të martën, kur Gazprom ndaloi furnizimin për kompaninë kryesore holandez, GasTerra, duke përshkallëzuar betejën ekonomike midis Moskës dhe Brukselit, dhe duke rritur çmimet evropiane të gazit.

Ky veprim vjen një ditë pasi Danimarka paralajmëroi ndalimin e mundshëm të importit, përkatësisht furnizimit të saj me gaz dhe naftën ruse nëpërmjet rrugëve detare.

GasTerra, e cila blen dhe tregton gaz në emër të qeverisë holandeze, tha se kishte kontraktuar 2 miliardë metra kub (bcm) gaz diku tjetër, sasi kjo që pritej ta merrte nga Gazprom deri në tetor.

"Kjo ende nuk shihet si një kërcënim për furnizimet," ka thënë zëdhënësi i Ministrisë së Çështjeve të Ekonomisë, Pieter ten Bruggencate, shkruan Reuters.

Edhe firma daneze, Orsted, paralajmëroi se Gazprom Export mund të ndalojë furnizimin e saj, por gjithashtu tha se një veprim i tillë nuk do të rrezikonte menjëherë furnizimet me gaz të Danimarkës.

Kontrata bazë e gazit në muajin e parë u rrit me rreth 5% të martën në mëngjes në rreth 91 euro/MWh, por mbeti shumë nën nivelet më të larta mbi 300 euro/MWh, sa ishte në fillim të marsit.

"Megjithëse tregu priste që furnizimet të ndëpreheshin për këto dy kompani, ky zhvillim do ta vështirësojë balancën ofertë-kërkesë edhe më shumë",  ka shkruar në Twitter, analisti i ICIS, Tom Marzec-Manser.

Flukset e gazit rus në Gjermani përmes gazsjellësit Nord Stream ranë të martën, gjë që analistët thanë se ka të ngjarë për shkak të ndërprerjes me Holandën.

Moska tashmë ka ndaluar furnizimet me gaz natyror për Bullgarinë, Poloninë dhe Finlandën, duke përmendur refuzimin e tyre për të paguar në rubla ruse, një kërkesë e bërë në përgjigje të sanksioneve perëndimore që e kanë izoluar Rusinë duke përfshirë ndalimin e saj nga përdorimi i sistemit ndërkombëtar i mesazheve bankare, SWIFT.

Shkurtimet e furnizimit me gaz kanë rritur çmimet tashmë të larta të gazit, duke nxitur inflacionin dhe duke bërë qeveritë dhe kompanitë evropiane të kërkojnë furnizime alternative, dhe të sigurojnë infrastrukturë të re, duke përfshirë njësitë e magazinimit dhe rigazifikimit lundrues (FSRU).

Evropa ka nxituar me depozitim të gazit për të siguruar furnizimet përpara dimrit, meqë

deri më tani, rreth 40% të gazit të Evropës është siguruar nga Rusia.

Magazinimi holandez i gazit është aktualisht rreth 37% plot, tregojnë të dhënat nga Gas Infrastructure Europe.

Qeveria holandeze javën e kaluar tha se do të rrisë subvencionet në 406 milionë euro për të inkurajuar kompanitë të mbushin objektin e Bergermeer, një nga objektet më të mëdha të depozitimit të gazit me akses të hapur në Evropë.

Të hënën, udhëheqësit e Bashkimit Evropian ranë dakord në parim për të ulur importet e naftës ruse të BE-së me 90% deri në fund të vitit, duke rritur presionin ndaj Rusisë që t’i jap fund pushtimin e saj në Ukrainë, të cilin Moska i referohet si "operacion special ushtarakl".

Tjera nga autori:
1