Ministria ruse e Mbrojtjes ka publikuar pamjet që pretendon se tregojnë disa nga ushtarët ukrainas të plagosur që janë evakuuar nga kompleksi i fabrikës së çelikut Azovstal në Mariupol në dy ditët e fundit.
Videoja tregon burra të torturuar shumë, të shtrirë në shtretër në një repart spitalor, të mbështjellë me batanije.
BBC ka përkthyer deklaratat dhe shkruan se disa ushtarë u kanë thënë kameramanëve se janë kanë pasur kujdes nga mjekët që u kanë dhënë ilaçe dhe u kanë ndërruar fashat. Njëri prej tyre thotë se qëndrimi i rusëve është normal dhe se ai nuk është i ekspozuar ndaj abuzimit fizik apo psikologjik.
Është e paqartë se çfarë i pret të burgosurit
Rusia njoftoi më parë se gjithsej 959 luftëtarë ukrainas, përfshirë 80 të plagosur, ishin dorëzuar që nga e hëna nga bunkerët dhe tunelet nën fabrikën e çelikut Azovstal në Mariupol. Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se 694 luftëtarë ukrainas janë dorëzuar në 24 orët e fundit, duke përfshirë anëtarë të Regjimentit Azov, duke përfshirë 29 të plagosur.
Sipas të njëjtit burim, 51 të plagosur u vendosën në një spital në Novoazovsk, një vendbanim i kontrolluar nga rusët dhe aleatët e tyre separatistë.
Ministria nuk ka thënë asgjë për fatin e të burgosurve dhe disa ligjvënës rusë këmbëngulin që të burgosurit të mos shkëmbehen me të burgosur rusë. /Nacionale/