Në mes të luftës që po vazhdon në Ukrainë, The Sun ka publikuar pamje nga momenti kur Rusia teston raketa hipersonike Zircon në Detin Barents.
Sipas ministrisë ruse të Mbrojtjes, gjuajtja testuese ka goditur një objektiv në Detin e Bardhë, ndërsa ky test ishte pjesë e një sërë testimesh të armëve të reja ruse.
Zyrtarët rusë pretenduan se raketa ka goditur me sukses një objektiv detar të vendosur në një distancë prej rreth 1000 km.