<b></b> SHBA: Rusia po vjedh grurin e Ukrainës për ta shitur për përfitimet e saj

SHBA: Rusia po vjedh grurin e Ukrainës për ta shitur për përfitimet e saj

06.06.2022 23:23

Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Antony Blinken tha të hënën se kishte raporte të besueshme se Rusia po “grabiste” eksportet e grurit të Ukrainës për t'i shitur për përfitimin e saj.

Sipas Reuters, Blinken tha se vjedhja e supozuar ishte pjesë e veprimeve ruse që kanë goditur aftësinë e vendit të pushtuar për të eksportuar të korrat e grurit dhe kanë përkeqësuar një krizë globale të sigurisë ushqimore.

Kujtojmë se, më herët presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha se mund të ketë deri në 75 milion ton drithë të ngecur në Ukrainë deri në vjeshtë dhe se qeveria e tij ka diskutuar me Mbretërinë e Bashkuar dhe Turqinë idenë e marinës së një vendi të tretë që garanton kalimin e eksporteve të drithërave përmes Detit të Zi të dominuar nga Rusia.

Ndërkohë, Associated Press, raportoi se presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel akuzoi Rusinë për përdorimin e furnizimeve ushqimore si "një raketë kundër vendeve në zhvillim".

Duke folur në Kombet e Bashkuara në Nju Jork, Michel fajësoi Kremlinin për një krizë globale të ushqimit në afërsi, duke bërë që ambasadori i Moskës në OKB Vassily Nebenzia të largohej.

Ai tha se ka parë miliona tonë drithë dhe grurë të ngecur në kontejnerë dhe anije në portin ukrainas të Odessa-s disa javë më parë, duke shtuar se për këtë ishte fajtore vetëm Rusia.

“Gjithë kjo është për shkak të anijeve luftarake ruse në Detin e Zi, sulmeve të Moskës ndaj infrastrukturës së transportit dhe objekteve të magazinimit të grurit, dhe pushtimit që parandalon mbjelljen dhe korrjen. Kjo po rrit çmimet e ushqimeve, po i shtyn njerëzit në varfëri dhe po destabilizon rajone të tëra.

Rusia është e vetmja përgjegjëse për këtë krizë të afërt ushqimore. Vetëm Rusia."

Tjera nga autori:
1