<b></b> SHBA do të dërgojë edhe 1 miliard dollarë ndihmë ushtarake në Ukrainë

SHBA do të dërgojë edhe 1 miliard dollarë ndihmë ushtarake në Ukrainë

15.06.2022 18:28

Gjatë ditës së sotme pritet që SHBA të njoftojë për dërgimin e rreth 1 miliard dollarë ndihme ushtarake për Ukrainën.

Ndihma do të dërgohet në përpjekje për të ndihmuar ndalimin e Rusisë në pushtimin e rajonit lindor të Donbasit dhe do të jetë ndihma më e madhe ushtarake që do të dërgohet njëhersh nga SHBA-të deri më tani.

Sipas zyrtarëve amerikanë, në ndihmë do të përfshihen lëshues raketash kundër anijeve, obusë dhe më shumë pajisje për sistemet raketore të artilerisë së lëvizshmërisë së lartë, në të cilat forcat amerikane janë duke trajnuar trupat ukrainase tani.

Ndihma e radhës nga SHBA-të për Ukrainën, vjen pasi sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së Lloyd Austin mbajti një takim në Bruksel me më shumë se 45 vende për të diskutuar mbështetjen për vendin. Në fillim të takimit, Austin paralajmëroi se Perëndimi duhet të shtojë dërgesat e armëve në Ukrainë dhe të provojë angazhimin e tij për të ndihmuar luftën ushtarake të Ukrainës.

Gjatë këtij takimi, Austin po ashtu u bëri thirrje vendeve pjesëmarrëse të demonstrojnë "vendosmërinë e palëkundur për t'i dhënë Ukrainës aftësitë që i duhen urgjentisht për të mbrojtur veten".

“Ne duhet të intensifikojmë angazhimin tonë të përbashkët ndaj vetëmbrojtjes së Ukrainës dhe duhet ta shtyjmë veten edhe më shumë për të siguruar që Ukraina të mund të mbrojë veten, qytetarët dhe territorin e saj”, tha ai.

Takimi, ku mori pjesë edhe ministri ukrainas i Mbrojtjes, Oleksii Reznikov, erdhi në ditën e hapjes së një mbledhjeje dyditore të ministrave të mbrojtjes të NATO-s në selinë e aleancës.

Tjera nga autori:
1