<b></b> Schmidt: Rusia po zhvillon potencialin për shkatërrim në Ballkan

Schmidt: Rusia po zhvillon potencialin për shkatërrim në Ballkan

20.05.2022 19:02

Rusia po zhvillon një "potencial për shkatërrim" në Ballkan, i cili mund të destabilizojë vendet në rajon, paralajmëroi Përfaqësuesi i Lartë për Bosnje dhe Hercegovinën Christian Schmidt në një intervistë për DW.

Situata në Ballkanin Perëndimor është përgjithësisht e qëndrueshme, por ndikimi i luftës së agresionit, që Federata Ruse po zhvillon kundër Ukrainës, nuk është kursyer. Shumë njerëz kanë frikë nga transferimi i luftës në këtë zonë. Unë shoh potencialin për shkatërrim, potencialin për të krijuar vatra krizash përmes lajmeve të rreme dhe metodave të tjera, të cilat mund të destabilizojnë vendet e rajonit, veçanërisht Bosnjë-Hercegovinën. Dhe kjo më shkakton shumë shqetësim.

"Fillimisht, mund të them se i jam shumë mirënjohës qeverisë gjermane, e cila po kujdeset intensivisht për rajonin. Domethënë, ky rajon po bëhet një nga rajonet kyçe në krijimin e një klime politike. Kështu do të jetë edhe pas luftës kundër Ukrainës. Unë besoj se zbatimi i dobishëm dhe i arsyeshëm i instrumenteve në dispozicion të Bashkimit Evropian mund të ketë një efekt stabilizues dhe qetësues. Në fund, do të duhet të pyesim veten: a mundet ky vend - Bosnja dhe Hercegovina dhe a munden vendet e tjera në BE?", tha Schmidt. 

"Kjo do të ngrejë disa pyetje të tjera, dhe ndërkohë duhet të punojmë për stabilizimin e situatës. Kjo do të thotë se ne duhet të punojmë në ndërtimin e besimit dhe përdorimin e këtij kapitali. Sepse, njerëzit presin që gjërat të mos shkojnë më keq. Çfarë do të thotë e keqja? Në Bosnje dhe Hercegovinë, njerëzit kanë përjetuar, veçanërisht në Sarajevë, se çfarë do të thotë të jetosh nën rrethim për tre vjet, të jetosh në kushte lufte brutale dhe konflikte brutale", vazhdoi tutje Schmidt.

Unë besoj se, megjithëse nuk mund të flas në emër të Bashkimit Evropian apo politikës së tij për momentin, nga pikëpamja globale, është e nevojshme të veprohet në përputhje me situatën në vendet. Ne kemi nevojë për përparim të dallueshëm në këto vende, të cilat më pas do të jenë në gjendje të shfrytëzojnë momentin e duhur për integrimin evropian.

Nëse dikush ka përshtypjen se asgjë nuk po ndryshon për mirë, se sundimi i ligjit është ende i dobët, se ai nuk mund të gjejë punë ose kushte të përshtatshme pune - ai reagon ndaj kësaj dhe shkon në vende të tjera, në vendet e Bashkimit Evropian. Kjo është arsyeja pse ne duhet të krijojmë një bazë për besim. Nuk është e lehtë. Por ka instrumente që mund t'i përdorim. /Nacionale/

Tjera nga autori:
1