Scholz: Perëndimi nuk do t'i lejojë Rusisë një “paqe të diktuar” në Ukrainë - NACIONALE

Scholz: Perëndimi nuk do t'i lejojë Rusisë një “paqe të diktuar” në Ukrainë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kancelari gjerman Olaf Scholz tha se Rusia nuk do të shpëtojë nga përpjekjet e saj për të rivizatuar kufijtë e Ukrainës, duke këmbëngulur se Perëndimi nuk do të lejonte një "diktat" apo “një paqe të detyruar” në vend.

Ndërkohë, javën e kaluar presidenti i Ukrainës Voldomyr Zelensky tha se Kieevi nuk do të tregtont territorin ukrainas për paqë me Rusinë. Duke folur për televizionin italian RAI, Zelensky tha se presidenti francez Emmanuel Macron i kishte kërkuar që të konsiderojë një gjë të tillë.

Ndërsa, qeveria franceze ka mohuar se ishte bërë ndonjë sugjerim i atij lloji.

Të hënën, Scholz tha se ndryshime të tilla të fshehta kufitare nuk do të pranoheshin nga Perëndimi nëse Ukraina do t'i kundërshtonte ato.

“Ka vetëm një rrugëdalje nga kjo për Rusinë dhe ajo është arritja e një marrëveshjeje me Ukrainën”, tha ai për televizionin RTL. “Dhe kjo nuk do të thotë një paqe e diktuar, duke marrë pak territor dhe më pas duke thënë ‘nënshkruani këtu’.

"Dhe gjithashtu nuk do të funksionojë si në rastin e Krimesë, ku lufta ka përfunduar në kuptimin që nuk ka më të shtëna, por është tërhequr një kufi i ri dhe pastaj ata presin që gjithçka të kthehet në normalitet." ai shtoi.

Rusia aneksoi Krimenë në vitin 2014 dhe që atëherë ka pretenduar një sovranitet mbi gadishullin e Detit të Zi. Pretendimi i Rusisë është hedhur poshtë nga Kievi dhe të gjithë aleatët, përveç një pak vendeve të tjera.

Dhurimi i armëve për të ndihmuar Ukrainën të mbrohet nga pushtimi rus dhe sanksionet kundër Moskës u krijuan për të bërë të qartë se "një marrëveshje me Ukrainën është e pashmangshme dhe nuk ka asnjë rrugëdalje për Presidentin (Putin).

Moska e quan pushtimin e saj në Ukrainë një "operacion special ushtarak" për të çliruar vendin nga fashistët, një pohim që Kievi dhe aleatët e tij perëndimorë thonë se është një pretekst i pabazë për një luftë të paprovokuar.

Lajme të ngjashme