<b>ShBA: Putini</b>  po dezinformon, Ukraina ka ende terren në Mariupol

ShBA: Putini po dezinformon, Ukraina ka ende terren në Mariupol

21.04.2022 21:26

Sipas Departamentit të Shtetit të ShBA-së, forcat e armatosura ukrainase ende mbajnë terren në qytetin jugor të Mariupolit.

Zyrtarët pretendojnë se pohimi i Vladimir Putin se trupat ruse kanë "çliruar" qytetin e rrethuar është dezinformatë.

“Ne e dijmë se forcat e Ukrainës vazhdojnë të qëndrojnë në terren dhe ka çdo arsye për të besuar se shfaqja e Presidentit Putin dhe ministrit të tij të mbrojtjes për mediat që pamë në orët e fundit është dezinformatë”, tha zëdhënësi Ned Price, në një konferencë shtypi.

Më herët këtë mbrëmje, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky vlerësoi se 120,000 njerëz vazhdojnë të jenë të bllokuar në Mariupol, ndërsa hodhi dyshime se mbi 20,000 persona janë vrarë deri tani.

Kujtojmë se pjesa e mbetur e forcave ukrainase mbrojtëse të qytetit ka mbetur e izoluar në një fabrikë çeliku brenda Mariupolit.

Tjera nga autori:
1