<b>ShBA zbulon </b> raundin e radhës të sanksioneve ndaj Rusisë

ShBA zbulon raundin e radhës të sanksioneve ndaj Rusisë

20.04.2022 20:36

Shtetet e Bashkuara zbuluan të mërkurën raundin e e ri të sanksioneve kundër Rusisë për luftën e saj në Ukrainë, këtë herë duke synuar një bankë kryesore tregtare dhe “një rrjet global prej më shumë se 40 individësh dhe subjektesh të udhëhequra nga oligarku rus i emëruar nga ShBA, Konstantin Malofeyev”.

Në një njoftim për shtyp, Departamenti Amerikan i Thesarit tha se po synonte gjithashtu "kompanitë që operojnë në industrinë e minierave të monedhës virtuale të Rusisë, që thuhet se është e treta më e madhe në botë".

Përveç kësaj, Departamenti i Shtetit po vendos kufizime vizash për 635 shtetas rusë, të cilët janë "të përfshirë në shtypjen e disidencës në Rusi dhe jashtë saj, po ashtu kanë qenë të përfshirë në aktivitete që kërcënojnë integritetin territorial të Ukrainës dhe në abuzime të të drejtave të njeriut në objektet e burgjeve dhe vendet e paraburgimit jozyrtar në zonat e kontrolluara nga Rusia të rajonit Donbas të Ukrainës”.

Thesari i ShBA-së, po ashtu njoftoi se me kufizime vizash do të përballen edhe tre zyrtarë rusë “për përfshirje në shkelje të rënda të të drejtave të njeriut dhe për 17 individë përgjegjës për minimin e demokracisë në Bjellorusi”.

Tjera nga autori:
1