Pas shembjes së një ndërtese në Iran, raportohet për pesë të vdekur e të paktën 80 persona të bllokuar në rrënojat e saj.
Ndërtesa 10 katëshe e cila ishte në ndërtim e sipër, u shemb në qytetin jugperëndimor të Abadan, Iran, ndërsa deri më tani është raportuar për 5 viktima, me shërbimet e urgjencës që thonë se numri i të vdekurve mund të rritet më shumë.
E ndërsa ende nuk dihet shkaku i shembjes, vendasit kanë shprehur zemërimin e tyre ndaj autoriteteve.
Qytetet e tjera kanë nisur ekipe të emergjencës për të ndihmuar në operacionin e shpëtimit, përfshirë dy ekipe qensh shpëtimi, një helikopter dhe shtatë automjete shpëtimi.
Sipas raportimeve, ndërtesa ishte një pronë banesore-tregtare ende në ndërtim e sipër në rrugën Amir Kabir në qytet, e cila është afër kufirit të Iranit me Irakun.
Sipas televizionit shtetëror, ndërsa nuk dihen ende shkaqet e shembjes, kreu i gjyqësorit të provincës Khuzestan ka urdhëruar një hetim mbi katastrofën dhe pronari i saj dhe kontraktori që e ndërtoi ndërtesën tashmë janë arrestuar.