<b></b> Shiu i vdekjes: Rusia po përdor në Ukrainë bomba termiti që djegin deri në kockë

Shiu i vdekjes: Rusia po përdor në Ukrainë bomba termiti që djegin deri në kockë

29.05.2022 21:44

Pamjet horror të cilat po qarkullojnë në Twitter tregojnë se Rusia po përdor në Ukrainë bomba vrasëse termiti.

Videoja e tmerrshme tregon se si qielli i natës ndriçohet nga një “shi i frikshëm termiti” me gaz djegës, një përzierje kimike vrasëse.

Mendohet se termiti është qëlluar nga lëshuesit rusë Grad duke përdorur raketa ndezëse 9M22S.

Klipi, i shpërndarë nga gazetarë të ndryshëm në Ukrainë, është filmuar nga një ushtar në njësinë e Gardës Kombëtare në Donbas.

Gazetari Euan MacDonald ndau pamjet e shoqëruara me mbishkrimin: "Trupat e Ukrainës po përballen me disa nga armët më të egra, barbare të krijuara ndonjëherë.

Termiti, është një përzierje e pluhurit metalik dhe oksidit të metalit që përdoret në prodhimin e bombave ndezëse.

Ai digjet në temperatura më shumë se 2,400 gradë Celsius, dhe nëse bie në kontakt me trupin e njeriut mund të shkrijë deri në kockë.

Human Rights Watch më parë paralajmëroi se arma vdekjeprurëse mund të shkaktojë djegie jashtëzakonisht të dhimbshme në lëkurën e njeriut dhe mund të çojë në probleme të frymëmarrjes.

Përdorimi i bombave të tilla është jashtëzakonisht i rrezikshëm pasi kanë një rreze të gjerë, që do të thotë se mund të godasin në fushë betejë dhe efektet të kalojnë të civilët.

Armë të tilla janë përdorur më parë edhe nga aleatët dhe gjermanët gjatë Luftës së Dytë Botërore, në bombardimin e Dresdenit në shkurt të vitit 1945 ku mbetën të vrarë rreth 25,000 persona.

Përdorimi i termitit si armë ndezëse sot konsiderohet krim lufte dhe është ndaluar me protokollin e tretë të Konventës së OKB-së të vitit 1980 mbi Armët Konvencionale në Gjenevë. Megjithatë, Rusia është akuzuar edhe më parë për përdorimin e armëve të tilla, herën e fundit për hedhjen e bombave me fosfor në përpjekjet e saj për të marrë nën kontroll fabrikën e çelikut në Mariupol.

Tjera nga autori:
1