<b></b> Shtohen zërat për zgjedhje të parakohshme në Greqi

Shtohen zërat për zgjedhje të parakohshme në Greqi

22.06.2022 11:15

Ideja e zgjedhjeve të parakohshme në vjeshtë në Greqi po fiton gjithnjë e më shumë terren me qeverinë konservatore që nuk e përjashton më një gjë të tillë.

Zgjedhjet kombëtare do të mbahen pas një viti, por rritja e çmimeve të kombinuara me një situatë të vështirë ekonomike po shtojnë presionin mbi qeverinë e Demokracisë së Re (EPP) për të thirrur zgjedhje të parakohshme.

“E kam përsëritur shumë herë se synimi im është të drejtoj vendin deri në fund të mandatit tim, sepse besoj se kjo është institucionalisht e drejtë […] Në të njëjtën kohë, megjithatë, kam thënë se po, një periudhë e zgjatur parazgjedhore me polemika të mëdha është padyshim diçka për të cilën vendi nuk ka nevojë”, ka thënë kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, në një intervistë për mediumin grek, kapital.gr.

Ndërkohë, udhëheqësi kryesor i opozitës së majtë të Syriza, Alexis Tsipras i bëri thirrje Mitsotakis të shpallë një datë zgjedhjesh për shtator dhe të emërojë një ministër të brendshëm në detyrë që tani, për të siguruar transparencë në procesin zgjedhor.

Të ballafaquar me përshkallëzimin e vazhdueshëm me Turqinë, Tsipras tha gjithashtu se qeveria duhet të vërë në gatishmëri Këshillin Kombëtar të Politikës së Jashtme “në mënyrë që të gjitha forcat politike të jenë plotësisht të ndërgjegjshme për zhvillimet në çështjet tona kombëtare gjatë gjithë periudhës parazgjedhore”.

Përshkallëzimi i ri me Turqinë do të diskutohet në samitin e BE-së këtë javë në Bruksel dhe liderët e BE-së pritet të dënojnë edhe një herë provokimet e Ankarasë në Mesdheun lindor.

Mediat greke rapportojnë se Greqia raportoi në shkurt se qeveria po planifikonte zgjedhjet për shtatorin.

Tjera nga autori:
1