Spiunët e Perëndimit: Putini po i fut hundët në gjëra të vogla në luftën e Ukrainës - NACIONALE

Spiunët e Perëndimit: Putini po i fut hundët në gjëra të vogla në luftën e Ukrainës

1 vit më parë

nga NACIONALE

Sipas burimeve ushtarake perëndimore, Vladimir Putin është përfshirë aq personalisht në luftën e Ukrainës, saqë merr vendime operacionale dhe taktike "në nivelin e një koloneli apo brigadieri".

Burimet shtuan se presidentin rus po ndihmon në parcaktimin e lëvizjes së forcave në Donbas, ku javën e kaluar pushtuesit pësuan një disfatë të përgjakshme ndërsa ishin në përpjekje për të kaluar një lumë strategjik në lindje të Ukrainës.

The Guardian shkruan se, nga burimet po ashtu është bërë e ditur që Putini është ende duke punuar ngushtë me komandantin e forcave të armatosura ruse, gjeneralin Valery Gerasimov - në kontrast me pretendimet e bëra nga Ukraina javën e kaluar se shefi ushtarak ishte lënë mënjanë.

“Ne mendojmë se Putini dhe Gerasimov janë të përfshirë në vendimmarrjen taktike në një nivel që normalisht do të prisnim të merrej ndonjë kolonel apo brigadier”, tha burimi ushtarak, duke iu referuar betejës së vazhdueshme në lindje të Ukrainës.

Deri më tani ushtritë e Moskës nuk kanë arritur të bëjnë ndonjë përparim në Donbas, edhe pse kanë nisur një ofensivë tash e një muaj e cila ka dështuar disa herë për shkak të rrethimit nga frocat në numër më të vogël të Ukrainës.

Edhe pse nuk janë dhanë detaje në mbështetje të kësaj deklarate, është lënë të nënkuptohet se informacioni për përfshirjen e Putinit ishte marrë nga inteligjenca.

Kolonelët në ushtrinë amerikanë dhe brigadierët në ushtrinë britanike zakonisht komandojnë një brigadë - njësi e përbërë nga një grup batalionesh - ky i fundit është i barabartë me njësinë më të vogël operative në ushtrinë ruse. E në krahasim me mënyrën e funksionimit me vendet perëndimore, ushtria ruse operon më nga lart poshtë, me udhëzime që zakonisht u dërgohen gjeneralëve në terren.

Por pushtimi i ngecur i Moskës ka bërë që vendi të detyrohet të dërgojë në front edhe gjeneralë, ku sipas forcave të armatosura të Ukrainës, deri më tani 12 prej tyre janë vrarë.

Sipas vlerësimeve të bazuara nga disa fotografi të marra nga ajri, përpjekja e javës së kaluar të forcave ruse për të kaluar lumin Siverskyi Donets në Bilohorivka çoi në shkatërrimin e më shumë se 70 automjeteve ruse dhe humbjen e të paktën një batalioni të pajisjeve.

Kjo disfatë nxorri në pah edhe një shenjë të rrallë të një mospajtimi të brendshëm, ku sipas Institutit për Studimin e Luftës, humbja ishte aq serioze sa që disa blogerë ushtarakë rusë komentuan "paaftësinë e ushtrisë ruse ndaj qindra mijëra ndjekësve të tyre".

Lajme të ngjashme