<b></b> Nisin stërvitjet ushtarake të Rusisë, luftanijet hedhin raketa nga Oqeani Paqësor

Nisin stërvitjet ushtarake të Rusisë, luftanijet hedhin raketa nga Oqeani Paqësor

06.06.2022 16:16

Pamjet në video tregojnë momentin kur luftanijet ruse hedhin raketa nga Oqeani Paqësor në një stërvitje që vjen në kohën e luftës në Ukrainë.

Ministria e Mbrojtjes ruse ka njoftuar të premten se vendi ka filluar stërvitjet ushtarake që do të zgjasin deri më 10 qershor.

Ministria po ashtu njoftoi se gjatë stërvitjeve, luftanijet në kordinim me avionët do të trajnohen për të zbuluar nëndetëse, për të goditur objektiva në ajër dhe për të furnizuar marinën në det, duke shtuar se në këto stërvitje po marrin pjesë mbi 40 luftanije dhe anije mbështetëse të flotës, si dhe deri në 20 avionë.

Tjera nga autori:
1